Politikania e Prishtinës shigjeton Ramën e Thaçin: Iu futën një gabimi historik dhe dështuan

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, thotë që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë koordinuar për organizimin e Samitit të Berlinit, që u mbajt në fundin e muajit të kaluar, duke i cilësuar kështu si të çuditshme dhe manipulative deklaratat e presidentit Hashim Thaçi se në Berlin nuk kishte koordinim gjermano-amerikan.

Sipas politikanes së njohur,  SHBA-të janë gjithmonë prezentë sa herë që mbahen raunde të  bisedimeve Kosovë-Serbi që prej vitit 2011, me përfaqësues të lartë nga Departamenti i Shtetit në Bruksel.

“Kjo çfarë fletë Thaçi është e çuditshme, sepse edhe ai vetë e di që janë të përfshirë. Çdo herë që mbahen takimet amerikanët takohen me dy palët para bisedimeve, si dhe me ndërmjetësen Mogherini. Pra janë të involvuar. Kjo që thotë Thaçi se Samiti i Berlinit është mbajtur pa praninë e SHBA-së, kjo fare nuk është e vërtetë, sepse SHBA-ja dhe Gjermania janë koordinuar. Dhe me pajtimin e SHBA-ve, Gjermania ka udhëhequr këtë Samit të Berlinit, i cili fundosi këto idetë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve”, ka thënë ajo për Gazetën Express.

E pyetur për përpjekjet që po  bënë Thaçi për të zhvleftësuar Samitin e organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, Tahiri thotë se një gjë e tillë bëhet nga ai qartazi pasi në Berlin u fundos ideja e tij për korrigjim të kufijve.

“Arsyeja është e qartë. Të gjithë e kemi pa. Fakti që Samiti i Berlinit i fundosi këta politikanë shkurt pamës, siç është vetë Thaçi, Rama, Vucic e Mogherini, dhe ky dështim ishte një fitore për Kosovën. Këto deklarata që bëhen janë sa për të mbuluar dështimin, por s’kanë kurrfarë vlere. Këto janë deklarata manipulative, gjëja me e vendos në hije dështimin” thotë ajo duke rikujtuar se Samiti i Berlinit ishte historik për Kosovën”, thotë Tahiri.

Për heqjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Tahiri tregon se Thaçi nuk ka asnjë bazë kur flet për diçka të tillë, pasi që të dy shtetet janë në obligime me BE-në, në procesin e integrimit.

 

Sipas saj këto deklarata janë një kamuflazh për të mbuluar dështimin në Berlin.

“Këto deklarata i kemi dëgjuar edhe vitin e kaluar. Këto deklarata nuk kanë bazë, sepse edhe Kosova dhe Shqipëria janë në rrugën e integrimeve Evropiane. Shqipëria po pret hapjen e negociatave, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në. Por ne duhet të jemi më të angazhuar për reformat, që të përparojmë drejt BE-së. Propagandat për të mbuluar dështimet, kot janë. Sepse u pa tash dy vjet, që këta liderë kishin hyrë në gabime historike, dhe dështuan”, shprehet  ish-kryenegociatorja Edita Tahiri për Gazetën Express.

Në fund ajo thotë se Hashim Thaçi e Edi Rama nuk janë politikanë që dalin ta thonë hapur që dështuan, mirëpo tregon që ata që mbrojtën kufijtë e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë aty për t’ua bërë me gisht dhe për t’iu treguar se kanë dështuar bashkë me Vuçiqin me idenë për korrigjim të kufijve, që më nuk do të diskutohet në asnjë proces.

 

Zjarr Tv Ad