Politikat për kujdesin shëndetësor Sërish, reforma e sistemit të kujdesit shëndetësor dominoi debatin televiziv prej gati tre orësh. Që në fillim, kandidatët Biden, Warren dhe Sanders debatuan me tone të larta rreth mënyrave se si duhen ndryshuar politikat e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Debati i së enjtes ishte hera e parë që Joe Biden dhe Elizabeth Warren u gjendën në të njëjtën skenë dhe madje në një distancë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por, përveç debatit të fortë për shëndetësinë, fërkimet e tjera të tyre ishin sporadike. Si Sanders, ashtu edhe Warren, mbështesin një program sigurimesh shëndetësore të menaxhuar nga qeveria, sistem ky i pranishëm në disa vende të tjera perëndimore. Ata e quajtën propozimin e tyre “Medicare for All”, duke e paraqitur si një zgjerim të programit ekzistues të sigurimeve shëndetësore për amerikanët e moshuar në Shtetet e Bashkuara. Protestuesit republikanë Republikanët e bënë të ditur prezencën e tyre jashtë debatit, duke ngritur një parrullë të madhe në mbështetje të pretendimit republikan se kandidatët demokratë janë socialistë. “Socialistët do të vrasin ekonominë e Hjustonit. Votoni në 2020 për Trump-in”, lexonte parrulla. Ndërsa po shkonte për të vizituar qytetin Baltimore, në shtetin Maryland, Presidenti Trump pati parashikuar se konkurrimi i brendshëm i demokratëve do të rezultonte në tre kandidatë kryesorë: Joe Biden, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, pasi siç u shpreh Presidenti “ata kryesojnë me diferencë të madhe në anketime”. Zoti Biden ka qenë për 36 vite senator i Shteteve të Bashkuara dhe ka humbur dy herë në garën për president. Ai udhëheq me rreth 30% të mbështetjes në anketimet kombëtare në radhët e demokratëve. Kandidatët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders janë përgjithësisht njësoj në anketime dhe me pothuajse 10 pikë pas zotit Biden në nivel kombëtar. Pikëpamjet e demokratëve Disa demokratë e shohin zotin Biden si tepër të moshuar për t’ia dalë përballë një të moshuari tjetër, 73-vjeçarit Trump. Zoti Sanders është edhe më i vjetër, 78-vjeç. Ndërsa zonja Warren është 70 vjeçe. Pikëpamjet politike përgjithësisht të qendrës së majtë të zotit Biden janë në kundërshti me ato të kandidatëve të tjerë demokratë si zonja Warren, zoti Sanders, apo figura të tjera më progresive demokrate që dëshirojnë të shkundin Uashingtonin.

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Shkodër.

Në Theth ka humbur jetën një shofer pas kontaktit te mjeteit te tij me energjinë elektrike.

Me mjetin e tij do të shkarkonte tulla kur mjeti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të shpjeguar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Zjarr Tv Ad