Politogu Kalemaj: Bën parashikimin se cilat bashki të mëdhaja fiton PD, Tirana përjashtohet si mundësinë e fitores

0
394
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv disa nga zhvillimet e fundit politike në vend dhe Kosovë. Duke analizuar faktin që Alimehmeti u tërhoq nga balotazhi për primaret, Kalemaj e sheh këtë si një bast, ku kandidati për Tiranën mund të jetë deputet në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të kontributit dhe galvanizimit elektoral.

“Mendohet që në fazën e dytë të primareve, kandidati apo kandidatja me numrin më të madh të votave, do ta kalojë këtë prag. Kjo është praktika, sepse një pjesë e kandidatëve tërhiqen dhe i bashkohen fituesit ose atij në vend të dytë, kur bëhet fjalë për balatozh. Një pjesë e mirë janë tërhequr, psh. Tirana, janë edhe dy bashki të tjera ku janë tërhequr në favor të kandidatit kryesues.

I ndoqa më vëmendjen deklaratat kur u shprehën se kishin bërë një fushatë primaresh amerikane, dhe në këto raste i dyti i bashkëngjitet biletës së fituesit dhe bëhet nënkryetar. Biden kur garoi me Obamën, doli i 4 dhe i 5 dhe pas rezultatit zhgënjyes i bashkëngjit Obamës dhe u përzgjodh nënpresident i tij.

Në rastin konkret kjo mund të analizohet në dy nivele, atë që bëri Alimhehmeti për tërheqjen nga gara, në një farë mënyrë i parapriu kohës politike, sepse këtë mund ta bënte edhe kandidati i tretë Bogdani. Evitoi shkuarjen në balotazh ku kandidati primar kishte 48 për qind të votave dhe disa kandidat të tjerë poshtë e mbështetën.

Duke përllogaritur shanset elektorale, ndoshta ai ka bërë një bast, duke qenë edhe i ri në politikë, që unë mbështes kandidatin fitues, hyj në këtë garë dhe fitohet apo nuk fitohet Tirana është në listën e deputetëve, për shkak të kontributit dhe galvanizimit elektoral”.

Kalemaj tha se Durrësi dhe Elbasani do të jenë një test lakmuesi se nga cila anë do të anojë balanca elektorale, dhe dy qytete ku PD ka shanse reale për të fituar.

“Gara reale që ka PD, shanse për të qenë të suksesshme, përpos Shkodrës, do ishte Durrësi dhe Elbasanit. E shoh më të vështirë Tiranën për disa arsye. Në Durrës dhe Elbasan e majta ka qeverisur për 16 vjet, në Durrës ka betonizim të tejskajshëm, ish-kryebashkiaku Dako u largua non grata dhe ka një hije te kryebashkiakja aktuale, janë qytetet më problematike në krimin elektoral.

Faktori i fundit është që Durrësi dhe Elbasani kanë qenë test lakmuesi ku do anojë balanca elektorale. Durrësi s’ka qenë bastion tipik dhe ka qenë letër lakmuesi. Opozita futet me disa disvantazhe, jo vetëm në kuptimin e çarjes së dy PD-ve, por edhe në faktin që edhe brenda ekipit që drejton PD-në dhe opozitën, ka mosmarrëveshje në nivel lokal të cilat duhen ezauruar deri ditën që do dalin, pavarësisht formulës.

Në 6 mars kur ishin zgjedhjet e fundit lokale, pamë që vetëm Shkodra u fitua në mënyrë deçisive nga e djathta, ndërsa në bastione si Vora, e djathta apo opozita pësoi humbje disfatiste, gati 73 për qind votuan për kandidatin e majtë. Tirana ka disa faktorë që favorizojnë të majtën. Shumë nga lejet e ndërtimit, gjithë ky sistem klientele që favorizon atë në pushtet, salamandra elektorale, pjesa e patronazhistëve, ku shumica ishin të punësuar në bashki dhe me rroga publike.”

“Zvarritja e procesit është në interes të Ramës. Sa më afër zgjedhjeve lokale… Fushata nga PS ka nisur ‘de facto’. PD me ezaurimin e raundit të dytë të balotazhit fillon edhe ajo të ndezë motorin, asnjëherë s’fillon brenda kufirit zyrtar.

Vendimi i gjykatës nuk është rol deçiziv për vouesit, sepse edhe nëse do jetë në favor të Alibeajt dhe Bashës, Shtëpia e Lirisë, do bëj të mundur grupimin e këtyre partive që janë në koalicion me njëra-tjetrën. Mbetet për t’u parë ku do pozicionohen aleatët, Duka ka thënë që do dalë më vete, z.Mediu është i paqartë…Pak peshë elektorale do zërë çështja e vulës por ka rëndësinë e vet. Nëse z.Alibeaj merr vulën, s’do të thotë që kandidatët e tij do zgjidhen në asnjërën prej 61 bashkitë, por që do prishin punë për Shtëpinë e Lirisë, patjetër që do prishin punë”.

Zjarr Tv Ad