Politologu i njohur Afrim Krasniqi ka kujtuar Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin e 90’-ës kur një grup studentësh dhe pedagogësh u mblodhën në një protestë masive që solli rrëzimin e sistemit komunist.
Deklarata e Krasniqit:
“Dita e Rinisë. Respekt për moshatarët & miqtë që u ndodhën aty dhe bënë më të mirën për vendin”, shprehet Krasniqi, teksa shton se në këtë ngjarje historike nuk ndodhej asnjë prej tre politikanëve të tranzicionit Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama.
“8/12. Dita e Rinisë. Respekt për moshatarët & miqtë që u ndodhën aty dhe bënë më të mirën për vendin. Ka edhe një simbolikë domethënëse 8 dhjetori,- ishte dita/ngjarja e vetme në 30 vite kur FN, SB, ER, & inicialet e tjera të kastës së tranzicionit nuk ishin aty. Dhe ia vlejti”, shkruan Krasniqi.