Afrim Krasniqi, politolog i njohur në vend, nxjerr marrëveshjen e vitit 2002 kur mazhoranca dhe opozita vendosën të dialogonin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Nano dhe Berisha u takuan fillimisht për kriteret dhe më pas për kandidatin për President konsensual. Me shumicë votash, Kuvendi zgjodhi në atë kohë kandidaturën e Alfred Moisiut për kreun e shtetit shqiptar.
Shkruan Afrim Krasniqi:
Retrospektivë 2002. Falë skemës së Dushkut dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet e vitit 2001 i dhanë mazhorancës mbi 84 mandate, numri i nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit. BE dhe SHBA këshilluan mazhorancën të kërkojë zgjidhje konsensuale për Presidentin.
Pas dy dekadash testi i radhës ende nuk ka bisedime dhe vullnet të qartë. Mësimi i Demokracia nuk është vetëm procedurë: zgjedhja e Presidentit kërkon solemnitet, seriozitet, përgjegjshmëri, qasje institucionale & mbipartiake. Kështu nisi, kështu vijoi!