Poloni, sulmohet me thikë kryebashkiaku

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është therur me thikë teksa po merrte pjesë në një koncert bamirësie, e tani është në gjendje kritike. Agjencia e lajmeve “PAP” ka thënë se, Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi më 13 janar.

“TVN24” ka raportuar se, një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53-vjeçarit Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk që nga viti 1998. Agresori është ndaluar në vendin e ngjarjes.

Një doktor në Poloni tha se Adamowicz iu nënshtrua një operacioni për plot 5 orë. Sipas tij, ai është “ende i gjallë, por në gjendje serioze”. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ish-kryeministri polak që ka bashkëthemeluar “Platformën Civile” dhe që është po ashtu nga Gdansku, ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

 

 

Zjarr Tv Ad