Polonia ndalon Lavrovin të hyjë në vend, reagon Ministria e Jashtme ruse: Vendimi i Varshavës, provokues

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov i është ndaluar hyrja në Poloni, ku duhet të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Ministria e Jashtme, e cila shkruan se ky është nhë provokim i pashembullt.

“Vendimi nga Polonia, e cila është kryesuesja në detyrë e OSBE-së, për të refuzuar pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov në takimin ministror të OSBE-së në Lodz më 1-2 dhjetor është i paprecedentë dhe provokues,” tha Ministria e Jashtme.

“Jo vetëm që Varshava diskreditoi veten, por gjithashtu shkaktoi dëme të pariparueshme në besueshmërinë e organizatës në tërësi,” tha ministria.

Polonia ditën e djeshme se nuk do ta lejonte Lavrovin nën sanksionet evropiane, në vend për takimin.

“Delegacionet duhet të përshtaten me rregulloret aktuale të BE-së dhe të mos përfshijnë persona që janë të sanksionuar nga Bashkimi Evropian,” tha kryesia polake e OSBE-së në një deklaratë.

Zjarr Tv Ad