Polumbarët ndërprenë kërkimet në lumin Fan, babai i 10-vjeçarit me lot në sy kërkon shtimin e forcave

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babai i 10-vjeçarit, Sevastian Laska, i cili u mbyt në lumin Fan ka kërkuar shtimin e forcave për të vijuar kërkimet për trupin e djalit të tij.

Vladimir Laska në një prononcim për mediat tha se kërimet për gjetjen e trupit të djalit të tij vijojnë prej 7 ditësh, mirëpo nuk janë mjaftueshëm profesionalë pasi ende nuk ka asnjë rezultat.

“Këta sa munden po kërkojnë, por nuk është mjaftuehshëm, duhet të ndërrohen, të zëvendësohen, duhet të kenë më shumë gjëra që të zhytën, të kenë pajisje, mjete që të kërkojnë. Por sa mund të rezistojnë në ujë këta? Është uji shumë i ftohtë.

Mjetet që kanë ndoshta nuk janë të mjaftueshëm për këtë lloj kërkimi. Ka një javë që nuk kemi asgjë, asnjë rrobë, asgjë,”, tha Laska ndër të tjera.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Polumbarët ndërprenë kërkimin për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.

Përgjatë kërkimeve në rrjedhën e lumit si dhe në Hec-in e Repsit nuk është gjetur asnjë gjumë nga i mituri, ndërkohë që operacioni u vështirësua dhe nga moti, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur reshje të shumta.

Zjarr Tv Ad