Pompeo iu bën thirrje vendeve tjera që të ndjekin shembullin e Kosovës për Hezbollahun

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mirëpritur vendimin e Kosovës për njohjen e Hezbollahut si një organizatë terroriste.

Pompeo përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të përgjakshme, përcjell lajmi.net.

“SHBA-ja ka mirëpritur vendimin e Kosovës për organizatën terroriste Hizballah. Me mbështetjen e Iranit, Hizballah vazhdon të organizojë sulme terroriste në Evropë dhe në të gjithë botën. Ne iu bëjmë thirrje edhe të tjerëve t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të përgjakshme”, ka shkruar Pompeo.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka nxjerr një dekret që obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në vend.

 

Zjarr Tv Ad