Pompeo: Kim Jong-un i kishte premtuar SHBA se testet bërthamore nuk do të vazhdonin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka thënë se ai pret që udhëheqësi i Koresë së Veriut t’i qëndrojë angazhimit të tij për të mos rifilluar testet bërthamore dhe raketore.  Pompeo tha se Kim Jong-un i kishte premtuar presidentit të SHBA Donald Trump në Vietnam se testimi nuk do të vazhdonte. Komentet e tij vijnë pas një sugjerimi nga zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Sun-hui, që bisedimet për denuklearizimin mund të përfundojnë dhe testimi mund të rifillojë. Shtetet e Bashkuara thonë se sanksionet do të mbeten në fuqi derisa Peniani të shkatërrojë të gjitha vendet e testeve bërthamore. Pompeo u tha gazetarëve të premten se “në shumë raste  Kim i foli drejtpërdrejt presidentit dhe ndërmori angazhimin se ai nuk do të rifillojë testimin bërthamor e  as të raketave” gjatë samitit të tyre të shkurtit.

“Kjo është fjala e Kryetarit Kim,” tha Pompeo. “Ne kemi çdo shpresë se ai do ta mbajë fjalën”.

Më parë, Choe tha se diplomatët amerikanë kishin hedhur poshtë “një mundësi të artë” gjatë samitit kur Korea e Veriut ofroi për të çmontuar kompleksin e saj kryesor bërthamor Yongbyon .

 

Zjarr Tv Ad