POMPEO NIS “ME VRULL” DETYRËN, PRESION TURQISË

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas marrjes së detyrës, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka udhëtuar drejt Brukselit, për të ndjekur punimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s. Në një takim me homologun turk, Pompeo ka shprehur shqetësimin për blerjen e raketave ruse tokë-ajër nga Ankaraja, duke argumentuar se nuk përputhen me kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.Një burim i afërt me shefin e diplomacisë amerikane ka bërë me dije se Pompeo i kërkoi ministrit Çavushoglu që të këtë përparësi sistemet ndëroperative të NATO-s. Gjithashtu, sekretari i Shtetit ka ngritur shqetësimin e Uashingtonit për burgimin e pastorit amerikan Andreë Brunson, që ndodhet në një burg të Turqisë që prej dhjetorit të vitit 2016, si dhe për shtetas të tjerë amerikanë të arrestuar.Dhjetorin e kaluar Turqia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë për blerjen e raketave “S-400”, për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake përballë kërcënimit të militantëve kurdë dhe atyre islamikë, si dhe për t’iu kundërpërgjigjur konflikteve në Siri e Irak. Ky veprim i Ankarasë zyrtare ka shqetësuar vendet anëtare të NATO-s, që nga ana tjetër i druhen pranisë ushtarake të Moskës në Lindjen e Mesme.

Zjarr Tv Ad