Pompeo: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën forcon stabilitetin e Serbisë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, tha pas bisedimeve me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç sonte në Nju Jork, se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo shkroi në Twitter se kishte një “drekë produktive” me Vuçiç, duke diskutuar “dialogun Kosovë-Serbi” dhe hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Një drekë produktive me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik “, tha diplomati amerikan.

Pompeo dhe Vuçiç diskutuan në prag të një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Lindjen e Mesme.

Zjarr Tv Ad