Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë e Veriut

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “pak më shumë kreative”, pasi të dyja palët duan t’i rinisin bisedimet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Phenjanit.

Duke folur për gazetarët në Uashington, Pompeo nuk tha se kur do të nisin bisedimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e kaluar, me të cilin është pajtuar për rinisjen e bisedimeve.

Gjatë këtij takimi, Trump është bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në Korenë e Veriut.

Trump dhe Kim kanë zhvilluar dy takime për çështjen bërthamore.

Takimi i fundit në Hanoi, në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi SHBA-ja ka këmbëngulur në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve./Rel

 

Zjarr Tv Ad