Pompeo: Sulmet ndaj Arabisë Saudite “akt lufte”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar sulmin e fundjavës së kaluar ndaj Arabiasë Saudite një akt lufte dhe po mendojnë një kundërpërgjigje ndaj Iranit.

Në takimin me princin saudit, Muhamed Bin Salman, kryediplomati amerikan Mike Pompeo tha të mërkurën se goditja e shtetit eksportues më të madh të naftës në botë ishte e paprecedentë.

“Sauditët u sulmuan në tokën e tyre,” shtoi përfaqësuesi i Washingtonit, teksa lajmëroi formimin e një koalicioni ushtarak me partnerë nga Evropa dhe gadishulli arabik, për të luftuar agresorët e rajonit.

Ministria saudite e Mbrojtjes paraqiti mbetje nga dronët dhe raketat e pashpërthyera që u përdorën të shtunën ndaj dy rafinerive dhe fushave naftëmbajtëse të vendit.

Koloneli Turki al-Malki nuk fajësoi drejtpërdrejt Iranin si palë përgjegjëse, por tha se armët ishin mjaft të ngjashme me ato që përdor ushtria iraniane.

Rebelët hutë që luftojnë kundër sauditëve në Jemen u përgjigjën se sulmet i kryen vetë, pa ndihmën e Iranit.

Ata madje kërcënuan se mund të sulmojnë çdo moment edhe shtete të tjera që luftojnë kundër tyre në Jemen, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe me qytetet Abu Dabi apo Dubai, nëse lufta do të vijojë.

Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti luftarak me Iranin, por në fillim do të konsumojë rrugët më paqësore, duke nisur me aplikimin e sanksioneve tejet të rënda ekonomike në 48 orët e ardhshme.

Zjarr Tv Ad