Pompeo udhëton drejt Europës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo do të udhëtojë në Budapest, Bratislavë, Varshavë, Bruksel dhe Reykjavik më 11-15 shkurt.

Sipas Departamentit të Shtetit Amerikan, më 11 shkurt ai do të mbërrijë në Budapest, Hungari, ku do të takohet me Kryeministrin Orban, Ministrin e Jashtëm Szijjarto, Ministrin e Mbrojtjes Benko për të diskutuar një sërë çështjesh në marrëdhëniet bilaterale midis SHBA dhe Hungarisë, duke përfshirë bashkëpunimin e mbrojtjes, energjinë dhe sigurinë rajonale, mbështetja për Ukrainën dhe mënyra për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez me qëllim për të forcuar aleancën perëndimore. Sekretari do të takohet gjithashtu me udhëheqësit e shoqërisë civile.

Më 12 shkurt ai do të mbërrijë në Bratislavë, Sllovaki, ku do të takohet me Presidentin Kiska, Kryeministrin Pellegrini dhe Ministrin e Jashtëm Lajçak.

Në fokus të diskutimeve mes Pompeos dhe zyrtarëve sllovakë do të jenë ato të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe roli i Sllovakisë si kryesuese e OSBE. Pompeo gjatë vizitës në Sllovaki ka planifikuar që të vizitojë edhe memorialin Porta e Lirisë ku më shumë se 400 vetë vdiqën duke u përpjekur të iknin nga Çekosllovakia komuniste për lirinë në Austri midis 1948 dhe 1989.

Sekretari i Shtetit ka planifikuar që gjatë kësaj vizite të flasë me studentët rreth trashëgimit të lirisë demokratike perëndimore dhe triumfit të saj mbi komunizmin.

Më vonë atë ditë, ai do të udhëtojë në Varshavë, Poloni, ku dhne aty do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme. Pompeo do të takohet me Ministrin e Jashtëm Czaputoëicz për të diskutuar çështje të sigurisë dhe energjisë, duke u mbështetur në marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë.

Sekretari Pompeo pas vizitës në Poloni do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, ku do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini për të diskutuar bashkëpunimin SHBA-BE në një sërë çështjesh kyçe duke përfshirë përpjekjet për të rivendosur demokracinë në Venezuelë dhe për të mbështetur Presidentin e Përkohshëm Venezuelez Juan Guaido. Në fokus të diskutimeve mes Pompeo dhe Mogherinit do të jetë dhe Asambleja Kombëtare, si dhe rëndësia e forcimit të sigurisë evropiane dhe adresimit të kërcënimeve të paraqitura nga Irani dhe Rusia.

Së fundi, më 15 shkurt, sekretari do të udhëtojë në Reykjavik, Islandë. Në Reykjavik, Sekretari do të takohet me Kryeministrin Jakobsdottir dhe Ministrin e Jashtëm Thordarson ku dhe këtu do të diskutojë çështjet e sigurisë në Atlantikun e Veriut, kryesimin e ardhshëm të Islandës në Këshillin Arktik si dhe çështjet ekonomike.

 

 

Zjarr Tv Ad