Poni pendohet për ndërhyrjet në fytyrë: U ktheva ashtu siç më ka bërë mami…

0
348
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Poni, në llogarinë e saj nëpërmjet fotos së fundit, tregon ndryshimin e fundit në “look” që ajo ka bërë. Këngëtarja, ka pranuar pa asnjë kompleks se; ka hequr vetullat tatoo që ka pasur për t’u kthyer në pamjeje më origjinale, me vetullat e saj.

“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja”, kështu ka shkruar Poni krah postimit të fundit, ku duket se ka vendosur që të ketë një pamje, sa më natyrale.

Vajzat e ekranit, janë të gjitha të penduara që për vite me radhë, kanë holluar vetullat dhe janë gjithmonë e më shumë duke iu afruar natyrales.

Zjarr Tv Ad