“Por është karma…”, Balla i kërkon Bashës të kallëzojë Berishën që e implikoi në ‘Toyota Yaris’: Mbajeni me shëndet!

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupi parlamentar të PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend i bëri thirrje kryedemokratit Basha të qëndronte në sallë duke qenë se Berisha kishte hedhur të njëjtën akuzë për të dy për “Toyota Yaris”.

Balla theksoi se të dy duhet të kallëzojnë ish-kryeministrin në Gjykatë duke I ftuar deputetët e opozitës që të votojnë ligjin për vetingun politikanëve.

Balla në Kuvend:

 Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sygjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë z. Basha e kallëzova në gjykatë. E mendoj që edhe z.Basha ta kallëzojë penalisht z.Berisha në gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit).

Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju”, – tha Balla, ndërsa ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.
“Sa i përket ligjit, ju ftoj ta votoni. lidhet me vetingun e politikanëve. kemi forcuar konceptimin e personit të ekspozuar politikisht dhe personat e lidhur me të. Pse nuk e votoni ju këtë?” vijoi më tej Balla.

Zjarr Tv Ad