Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi një takim me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka emëruar për të drejtuar fushatën, për zgjedhjet e 25 prillit.
“Ekipi politik tani është i plotë. Të gjithë të jenë në terren. Programi që po shpalosim t’u thjeshtëzohet qytetarëve. Të flasim me qytetarët në zona, të evidentohet ekipi ynë. Shqiptarët ta kuptojnë se ne kemi një alternative, ne jemi ndryshe”, ishin këto disa nga porositë e Lulzim Bashës.
Pjesë e takimit ishte edhe sekretariati. Mbledhja zgjati rreth 45 minuta, ku ishte hera e parë që lideri i PD-së, mbledh drejtuesit e qarqeve, pas zyrtarizmit.