Porti i Durrësit, Meta: Nuk do lejojmë grabitjen e tij për ndërtim pallatesh e pastrim parash

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se projekti i ndërtimit të Portit të Durrësit nuk është aspak strategjik, turistik apo transformues për potencialin turistik të qytetit.

Sipas tij porti është prona më strategjike e vendit, teksa shtoi se nuk do ta lejojnë grabitjen e tij për ndërtim pallatesh dhe pastrim parash.

“Porti i Durrësit është prona më strategjike e Shqipërisë. Nuk do të lejojmë grabitjen e tij për ndërtim pallatesh dhe pastrim parash

Është shumë e qartë që projekti nuk është aspak strategjik, , nuk është aspak turistik dhe aspak transformues për potencialin turistik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë”, shkruan Meta në “Facebook”.

Zjarr Tv Ad