Porti i Durrësit/ Salianji: Rama i eksituar për projektin! I pëlliste me të madhe atij që i dilte kundër! Kjo aferë ka lindur në darkën e Nusretit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit gjatë disutimeve në Kuvend sot në mëngjes.

 Nga foltorja e Parlamentit, Salianji tha se Rama fliste “i eksituar për projektin, ndërsa i pëlliste” me të madhe çdo personi që i dilte kundër.

Sipas Salianjit, Porti i Durrësit është shitur në darkën tek restoranti i famshëm i “Nusretit”.

Salianji në Kuvend: Ky jeton në luks të ndërtuar mbi vjedhjen dhe plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë. Jeton në supervila të ndërtuar në kurriz të qytetarëve. Merr miliona euro salltanete që dalin nga qytetarët shqiptarë. Vepra e Konicës ishin librat, ndërsa veprat e këtyre prapa janë PPP-të, kanabisit. Ndarja e Shqipërisë në plaçkë për 5 veta.

Me një staturë të caktuar, u bë ujë nga helmi, siç kishte helm ndaj opozitës, nuk u përmbajt. E patë se çfarë gëzimi kishte që po kalonte kjo aferë. E kishte zellin siç e tha, si një gomaricë që po shihte përpara një mrekulli.

I eksituar për atë që shihte, pëlliste me të madhe dhe io drejtohej kujtdo që është armik. E tha pak më parë kolegu, që në Shqipëri nga diskutimet lindin nga tavolinat. Ndërkohë që ne përpiqemi me rrugë institucionale, edhe kjo aferë e Portit të Durrësit nisi nga një diskutim nga një tavolinë, nga tavolina e Nusretit. Ku gjithë qeveria nisi të negocionte dhe t’i ofronte Shqipërinë një investitori. Zanafilla e këtij projekti ka qenë kohë më parë, pikërisht në darkën e Nusretit. Aty është shitur porti i Durrësit. Nëse është një investitor kaq serioz, pse nuk bëhet si kudo? Pse nuk bëhet në territor tjetër kjo në jug.

Zjarr Tv Ad