Porti i Durrësit, Xhaferaj: 93% do jenë njësi banimi, tenderi për zhvendosjen e Hidrovorit iu dha kompanisë të bastisur nga SPAK

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj tha se ndërtimi i Portit të ri të Durrësit është afera më e madhe korruptive në historinë e vendit.

Sipas tij, kompania që ndodhet pas projektit është e regjistruar në parajsa fiskale. Duke replikuar me ministren e Infrastukturës Belinda Balluku, Xhaferaj tha se pas ndërtimit të Portit të Durrësit fshihet ndërtimi i një resorti luksoz, me 93% njësi banimi dhe vetëm 7% shërbime.

Pjesë nga deklarata e Xhaferajt në Parlament:

Projekti ka për qëllim të zhvillojë një kompleks luksoz. Do të transferohen 80.9 hektarë pronë publike, në drejtim të kujt? Është vendour tabela Symphony, një kompani offshore. Qeveria ka urdhëruar trasferimin e 80 hektarëve nga Bashkia e Durrësit, te Ministria e Infrastukutrës për llogari të një simfonie që nuk ka as adresë dhe transparencë. Fakti i katërt qëndron te vetë godina si qendër shitjesh, në muajin korrik të vitit të kaluar kam denoncuar grabitjen që i është bërë Portit të Durrësit duke i marrë këtë ndërtesë, janë 24 zyra që u zbrapsën natën dhe u kthyen në “sale center”.

Zjarr Tv Ad