Porti i Vlorës, thirrje tregtarëve: Pajisuni me fletëhyrje të reja për vitin 2019

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Porti Detar”i Vlorës i ka bërë thirrje, tregtarëve , se duhet të pajisen me fletëhyrje të reja për vitin 2019.

“Brenda datës 20 janar 2019, duhet  të sillni pranë zyrës së Sigurisë të “Portit Detar” Vlorë sh.a. dokumentacionin e mëposhtëm”, njoftoi Porti.

Për leje personale:

  • Një foto në CD;
    • Kopje e dokumentit të identifikimit;
    • Vërtetim i lëshuar nga firma , ku të specifikohet që ju jeni punësuar, shoqëruar me ekstrakt nga QKR , vërtetim nga tatimet , vërtetim i pagimit të taksave nga Bashkia për subjektin;

Për leje automjeti:

  • Kopje të lejes së drejtimit (patentës), (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
    • Kopje e lejes së qarkullimit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
    • Kopje e dokumentit të kontrollit teknik (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
    • Për auto taxi, fotokopje e liçencës shoqëruar me fotokopje të sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve vendore bashkiake.
    • Kopje e lejes së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus);
    • Kopje e çertifikatës së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus).

Për informacione të detajuara kontaktoni në nr. Tel. 033409700
Në faqen zyrtare: www.portivlorë.com dhe facebook: Porti Detar Vlorë sh.a.

 

Zjarr Tv Ad