Portieri i Juventus reagon i revoltuar: Refuzoj të dëgjoj himnin rus, nuk dua të zbres në fushë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Polonia vendosi të mos luajë kundër Rusisë në “playoff” e Botërorit, pas sulmeve të vazhdueshme që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës. Në krahë të vendimit të marrë nga federata polake ka dalë edhe portieri i Juves, Ëojciech Szczęsny:

Bashkëshortja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainasi, një pjesë e familjes tonë ndodhet ende në Ukrainë, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të mi janë nga Ukraina dhe janë njerëz të shkëlqyer.

Të shohësh fytyrën e tyre kupton frikën e madhe që i ka mbërthyer, frikë për vendin e tyre. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e një vendi si Rusia. Refuzoj të qëndrojë në këmbë e të dëgjoj himnin e tyre. E di që thirrja ime është thjeshtë simbolike por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të reagojnë, shkruan ndër të tjera Szczensy.

Zjarr Tv Ad