Portugalia dhe Spanja rihapin kufijtë tokësorë, ceremonitë mbledhin liderët e dy shteteve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spanja dhe Portugalia rihapën zyrtarisht kufijtë e tyre tokësorë, të mbyllur që prej 16 marsit, kur Portugalia vendosi të mbrohet nga pandemia e koronavirusit që përparoi ndjeshëm te fqinja e saj.

Pas tre muaj e gjysmë mbylljeje të kufirit të vetëm tokësor, Portugalia mbetet një prej vendeve europiane më të kursyera nga COVID-19, me 1 576 të vdekur dhe 42 141 raste.Por, të dy këto vende luftojnë kundër vatrave të infeksionit dhe përhapjes në dukje shqetësuese për Portugalinë. Kësaj të fundit iu desh të vendoste sot një rikufizim për rreth 700 000 banorë të pjesës veriore të Lisbonës.

Zjarr Tv Ad