Portugalia në “luftë” me zjarret

0
1

Portugali po përballet me zjarre të shumta që kanë përfshirë vendin. Katër zjarrfikës u plagosën teksa po luftonin me flaket, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.

Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar më shumë se 900 zjarrfikës me 300 automjete, ndërsa ushtria portugeze tha se po dërgon përforcime të tjera.

Po ashtu autoritetet portugeze kanë përdorur helikopterë dhe aeroplanë për të luftuar me flakët që nisën të shtunën.

Erërat e forta po përshpejtonin përhapjen e zjarreve nga distrikti Castelo Branco, rreth 225 kilometra në verilindje të Lisbonës. Një prej zjarreve thuhet se arriti në komunën e Makao, më pak se 80 kilometra larg kryeqytetit.