Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, ka akuzuar Tom Doshin si të përfshirë në blerjen e votave për zgjedhjet lokale të 6 Marsit në qytetin e Shkodrës
Pëmes një deklarate për media, Pampuri thekson se Doshi pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, ka rikthyer në në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit, me qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojës. Pampuri theksoi se qytetarët e Shkodrës e kanë të qartë zgjedhjen më 6 Mars, të refuzojnë “nongratat” dhe të votojnë birin e tyre Xhemal Bushati.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI
Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme.
Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Qëllimi është i qartë. Skema tashmë është e qartë, Tom Doshi njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota. Duke i lënë sërish në dorë Tom Doshit, përzgjedhjen e kandidates për kryetare Bashkie, emërimet në administratë, Edi Rama ka konfirmuar sërish marrëdhënien e tij të ngushtë me personin që SHBA e shpallën non grata.