Postimi i mjekut: O kryeministër, a i shihni vallë ato dy duar të vogla?

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur Pëllumb Piperos, përmes një postimi në rrjetet sociale, komenton atë çfarë ndodhi dje pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku familjarë në mbrojtje të banesës së tyre u përplasën me policinë dhe Përmbarimin. Sipas tij, “si mjek por edhe si qytetar nuk mund të rri në heshtje e të mos pyes ata që na qeverisin, por edhe kryeministrin tonë”. Mjeku, ndër të tjera, shkruan se, shteti dhe qeveria duhet të ketë disa mekanizma të tjerë për të ndërmjetësuar mes tij, familjarëve dhe “pronarëve” për të zgjidhur problemi, pa përdorur dhunë si në rastin konkret.

Postimi i plotë i Pëllumb Piperos:

Shoh me dhimbje keto pamje, qe per fat të keq nuk jane më episodike, dhe si qytetar dhe mjek nuk mund te rri ne heshtje e te mos pyes ata që na qverisin por dhe KM tonë:

A i shihni valle ato dy duar te vogla qe terheqin nga kemba nenen e saj, dhe nga duart e kujt e terheqin, nga duart e shtetit te saj, e shtetit qe mbyll syte sa herë dora e drejtesise se PA DREJTË ngrihet mbi qytetaret permes dhe/edhe me ndihmen e policise se shtetit.

A i shihni ato dy duar te vogla dhe shume te njoma mbi makinen e policise, dhe mbi vogelushin duart e policeve qe e terheqin, a thua se ato duar te vogla po benin nje krim, e çfarë krimi, ne krah te prindit per te mos i hedhur ne mes te rruges, ne krah te prindit per te mos i dhunuar.

A e shihni ate dore te vogel te “ngritur” ne kulmin e deshperimit mbi duart e policise, per te mbrojtur nenen e saj, nenen qe e solli ne jete, që po e rrit me sakrifica, dhe tani duhet te sakrifikoje gjithçka, ndoshta dhe lirine per nje strehe, per nje strehe qe shteti i saj do t’ja mare, do t’ja shëmbë, do t’ja ç’beje…

A e pyesim valle veten se ç’ndjen ai femije ne ato çaste, nje femije perballe nje skuadre policësh, nje femije me dy duar te vogla perballe shtetit te tij, perballe shtetit pa sy, perballe shtetit pa shpirt, perballe shtetit me duar mbi shpatullat e tij te njoma, perballe shtetit që s’bzan…

Nje femije qe “ngre” doren e vogel ndaj duarve te policise, ndoshta ne detyre dhe ne zbatim te vendimit te nje Gjykate, po te kujt Gjykate dhe gjykatësve valle, per koeçidense te gjithe te perjashtuar nga radhet e gjyqesorit.

Dhe une pyes shtetin tim por dhe KM tone, qe i shohin si edhe ne keto pamje, a nuk ka valle ca mekanizma te tjere, nje mundesi tjeter ndermjetesimi midis shtetit, familiareve dhe “pronareve” per ta zgjidhur problemin pa ushtruar dhune, pa hedhur ne rruge qytetaret dhe mbi te gjitha pa terrorizuar femijet. Mendoj se po, por nuk e di se KUR?!!

 

Zjarr Tv Ad