Pr/buxheti 2020: Ne fokus shlyerja e detyrimeve për kontratat konçesionare

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe Financave Ministrja Anila Denaj deklaroi se për të ruajtur nivelin e borxhit vitin e ardhshëm do të nuk do të ketë projekte të reja në infrastrukturë.

“Vjet ne kemi ngrirë projekte dhe këtë vit në mënyrë që të mos rrezikojmë asnjë parametër fiskal. Kryesisht këta janë investime në infrastrukturë të cilat në momentin më të parë që shohim realizimin e të ardhurave mund të shkrijnë”

Sipas ministres së financave ndikimi i PPP-ve në buxhetin e shtetit parashikohet të ulet në vitet në vijim.

“Edhe në vitet në vijim ky kufi respektohet. Për vitin 2021 dh 2020 kapin vlerat 3.3 dhe 3.2 të tavanit buxhetor.”

Përparësi do të ketë projekti Milot-Balldre për të cilën parashikohen 500 mln lekë fonde për tre vite

Në total në Shqipëri janë 220 kontrata koncesionare. Ndër të tjera Denaj deklaroi se shumë shpejtdo të miratohen disa amendamende që parashikojnë më shumë kontroll dhe kujdes në përzgjedjjen e projekteve që do jepen me PPP.

Zjarr Tv Ad