Pr/ligji për pakicat gati, Rama: Edhe grekët kanë të njëjtat të drejta si të gjithë

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projektligji që sqaron të drejtat pronësore të pakicës etnike greke është gati për tu paraqitur në parlamentin shqiptar. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea”.

Ndër të tjera, gazeta greke shkruan se Rama i është shmangur çështjes së problemit që kanë zonat me pakica etnike Greke, ku banorëve u është mohuar e drejta për tu identifikuar si Grekë. Por vlen të përmendet, se ekzistojnë dy çështje të veçanta, përkatësisht vetëvendosja dhe ruajtja e të drejtave pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri.

Sidoqoftë, shkruan “Ta Nea”, Rama siguroi që “vendi i tij është përgatitur plotësisht dhe u është përgjigjur kërkesave të Unionit në mënyrë që të hapin proceset e pranimit”.

“Unë nuk e di çështjen e vetëvendosjes por e di se ligji i pronës, i cili ka të bëjë jo vetëm me pakicën greke, por të gjithë qytetarët shqiptarë, është i gatshëm për tu paraqitur në Parlamentin shqiptar”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se “pakicat në Shqipëri dhe në veçanti pakica greke jetojnë me të njëjtat të drejta dhe të njëjtat probleme si qytetarët shqiptarë. Përpjekja ka për qëllim përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët dhe në të njëjtën kohë adresimin e çështjeve që lidhen me pakicat “.

Muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Tiranën dhe Shkupin, pasi janë në pritje të vendimit për hapjen ose jo të negociatave.

I pyetur se çfarë ndikimi pret brenda vendit të tij nëse evropianët nuk japin përfundimisht dritën e gjelbër, ai tha se “Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për të filluar negociatat. Do të vazhdojmë të adoptojë ndryshime strukturore për vetë Shqipërinë dhe jo vetëm sepse ato janë kushte evropiane”.

Zjarr Tv Ad