“Prag katastrofe natyre në Tropojë”- Ish-deputetja e PD ngre alarmin për autoritetet shtetërore: Mos i braktisni banorët e fshatrave në rrezik

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj i ka bërë thirrje strukturave shtetërore që të vihen në alarm për katrastrofën natyrore që po rrezikohet në Tropojë për shkak të motit të keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdarmataj teksa ka publikuar pamjet e gjendjes së krijuar nga reshjet e shumta të shiut, thotë se duhet ndërhyrje emergjente dhe “për të mos braktisur në këto orë të rënda banorët e fshatrave në rrezik”.

“Imagjinoni se çfarë pasojash katastrofike do shkaktonte çarja e rezervuarit”, shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTE

Prag katastrofe natyrore në Tropojë ku përveç fryrjes dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe të çdo përroi duke përmbytur tokat, fatale për zonat përreth do ishte çarja e rezervuarve.

🛑Çdo strukturë shtetërore duhet të jetë në alarm sot për të zbrit në terren dhe të parandalojnë ndonjë tragjedi nga çarja e rezervuarëve siç është ai i Zherkës në njësinë administrative Bytyç, me sistem tejet të amortizuar lëshimi, për të cilin tani e vetmja mundësi është ndërhyrja me pompa.

Videoja tregon situatën e shkaktuar nga reshjet e shumta, imagjinoni se çfarë pasojash katastrofike do shkaktonte çarja e rezervuarit ❗️❗️❗️

📣Thirrja është për një ndërhyrje emergjente dhe për të mos braktisur në këto orë të rënda banorët fshatrave në rrezik.

Zjarr Tv Ad