Janë sekuestruar 102 kilogram kanabis në Tepelenë.
Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar tre persona.
Personat e arrestuar nga policia për shkak te trafikimit të sasisë së kanabisit janë.
E. L 30 vjeçar, banues në Tepelenë.
A.B. 39 vjeçar, banues në Elbasan
E.L. 24 vjeçar banues në Memaliaj.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Sekuestrohet 102 kilogram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë;
– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;
-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogram lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.