Pranga shqiptarit, kapet me 5 kg kokainë me vlerë 100 mijë euro

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër sasi kokaine është kapur mëngjesin e djeshëm në Andria të Italisë  me vlerë 100 mijë euro.

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar me iniciale S.S,  24-vjeç ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” në autostradën A14.

Mësohet se shkaku i ndalimit ka qenë fakti se ‘Benz-i’ po ecte shumë shpejt, duke ngritur dyshimet e policisë.

Pasi e kanë ndaluar uniformat blu kanë kontrolluar makinën duke gjetur 5 kg kokainë dhe 100 mijë euro para të thata.

Zjarr Tv Ad