Pranga të riut, aksidentoi për vdekje ish-shefin e policisë Pogradec dhe bashkëshorten

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një çift shqiptar nga Pogradeci kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në New Jersey.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e 26 qershorit, por është njoftuar vetëm një ditë më parë nga mediat amerikane.

Viktimat janë  Muhamet Oparaku 68 vjeç, një ish-polic në pension dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeçe.

Ishte ora 7 e mëngjesit, kur çifti sapo kishte dalë nga banesa me makinën “Toyota Corolla” kur janë përplasur nga një makinë tjetër tip “Dodge” që drejtohej nga 29-vjeçari Donald Kumar Davis.

Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të dy personave në aksident.

Makina e viktimave është spostuar për gati 20 metra.

Muhamet dhe Bukurije Oparaku u transportuan në spital ku edhe u shpallën të vdekur pak kohë më vonë.

Ndërsa Davis u shtrua në spital me gërvishtje të vogla dhe djegie nga ajri i makinës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Davis, raporton “Daily Voice”.

Muhamet Oparaku, ish-shef i policisë në Pogradec, emigroi në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij dhe vjet më parë.

Miqtë dhe banorë të zonës thanë se çifti shqiptar ishin njerëz të respektuar.

Familjarë të çiftit Oparaku thanë se dëshira e vetme e tyre ishte që të varroseshin në vendlindje, në Shqipëri. Për këtë arsye ata nisën një fushatë online për mbledhjen e fondeve që trupat e tyre të dërgoheshin në Pogradec.

Zjarr Tv Ad