Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gregory W. Kehoe do të jetë zyrtarisht avokati i ri i Presidentit Hashim Thaçi në gjyqin në Hagë.
Gjatë muajve të kaluar Thaçi mbrohej nga David Hooper, por kërkoi zëvendësimin e tij dhe Gjykata Speciale e ka pranuar kërkesën.
Dhomat e Specializuara të Gjykatës gjithashtu e kanë akredituar avokatin e ri pranë institucionit.
Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm. Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.