Pranoi mandatin e deputetit, përjashtohet nga partia

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PEISH njofton vetëpërjashtimin nga partia të Ervin Meços, i cili pranoi mandatin e deputetit në Vlorë

Futja personale e disa kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë vendime politike në partitë e tyre respektive. Pas përjashtimit të disa deputetëve nga organet vendimmarrëse të partive të opozitës së bashkuar, sot ka qenë radha e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë të njoftojë fundin e marrëdhënies politike me deputetin Ervin Meço, i cili ishte kandidat në listën e Partisë Demokratike, sipas marrëveshjse politike me PEISH në Qarkun e Vlorës.

“PEISH prej marsit të vitit 2017 i është bashkuar me vendim politik e me vullnet të lirë Koalicionit Opozitar dhe Aleancës me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Ne si PEISH kemi firmosur gjithashtu edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit opozitar me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike” thuhet në deklaratën e PEISH. Duke kujtuar se vendimet politike janë të detyrueshme për zbatim nga çdo anëtar, në deklaratë njoftohet edhe fundi i marrëdhënies politike të Ervin Meços me PEISH-në.

“Sikurse e kemi ndjekur, ditën e enjte është betuar duke marë mandatin e deputetit nga lista vijuese e PD, ish – Sekretari i Përgjithshëm i PEISH z. Ervis Meço. Qytetari Ervis Meço ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me vendimet dhe vullnetin e tij personal politik, por kurrësesi nuk mund të gëzojë më asnjë të drejtë në PEISH duke qenë se ai ka humbur tashmë automatikisht anëtarësimin e tij dhe çdo funksion brenda PEISH. Vetëpërjashtimi i tij është edhe fundi i marrëdhënies së tij politike me PEISH” përfundon deklarata e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad