“Prapa suksesit të një burri qëndron një grua”- Berisha takim me zonja të shquara shqiptare: Nënë Tereza na bëri të njohur në botë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vajzave dhe grave shqiptare. Në një takim me zonja të shquara, Berisha u shpreh se prapa suksesit të një burri gjithmonë qëndron një grua.

Berisha teksa iu referua raporteve të fundit tha se në 10-vjeçarin e fundit, testet e inteligjencës janë në favor të grave dhe vajzave.

Sali Berisha solli shembullin e Nënë Terezës, që siç u shpreh ai nga ajo u bëmë të famshëm në botë.

“Në këtë rrafsh, suksesi gjithnjë është i bukur ka shkëlqimin e vet, por suksesi i vajzave dhe grave është më origjinal dhe askush nuk thotë se prapa një gruaje të suksesshme qëndron një burrë, por të gjithë thonë se prapa suksesit të një burri qëndron një grua.

Është kënaqësi e vecantë kur sheh, që krahas problematikës që përballet vajza gruaja dhe familja shqiptare, përsëri janë të shumta, të pamohueshme, arritjet e vajzave dhe grave në të gjithë fushat. Në art, shkencë, muzikë politikë dhe kudo.

Ajo që është më domethënëse është edhe një raport tjetër. Ne dekada testi i inteligjencës dilte në favor të burrave, por në 10-vjecarin e fundit ky test del në favor të grave dhe vajzave. Kjo sepse edhe intelekti, edhe suksesi që të gjitha, të themi në mënyrë figurative kanë një programim, bazohen mbi një përkushtim të vecantë. Askush këtë program nuk e ka më të mirë, më serioze sesa e kanë vajzat, gratë. Ndaj mendoj se edhe në traditën tonë ne kemi një fat interesant. Në botë u bëmë të famshëm nga një grua, nga Nënë Tereza. Në flasim për heronjtë tanë kombëtar, flasim për shkrimtarë të mëdhenj, për artistë, sportistë të shquara, por kurorën e diamanteve në këtë fushë e mban ajo, që arriti me virtytet e gruas dhe nënës shqiptare të shenjtërohet përsë gjalli”, theksoi Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e grave.

“Një kohë e vështirë kjo e jona, sepse si komb, si shoqëri e lirë në vend që të kemi një ecuri në rritje nuk janë rimtët që duhet dhe shpesh në fusha të caktuara ka dhe kthim prapa. Kjo kërkon një zgjidhje. Unë kam bindje që kjo do të marrë zgjidhjen e duhur. Ju garantoj ju se PD nesër në pushtet do bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin në tërësi, por suksesin e vajzave dhe të grave në veçanti”.

Zjarr Tv Ad