Një rrufe në qiell të hapur pothuajse ishte vendimi i sotëm i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar katër deputetë të PD, të gjithë zëra të fortë në Kuvend.
Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj, sipas vendimit të Alibeajt, nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke nisur nga dita e nesërme, teksa parlamenti ende nuk është mbledhur në sesionin e ri parlamentar.
“BalkanWeb” ka mësuar se ky vendim i Alibeajt ka ardhur në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar kanë mbledhur firmat për shkarkimin e tij si kryetar grupi dhe zgjedhjen e Ervin Salianjit.
Po kështu mësohet se mes nënshkruesve nuk janë as kreu i PD-së Sali Berisha dhe as deputetët e përjashtuar më parë nga grupi. Alibeaj pasi është vënë në dijeni të lëvizjeve që po ndodhnin brenda grupit ka njoftuar largimin e 4 deputetëve të PD, për të bërë të mundur prishjen e numrave që do të sillnin largimin e tij.
Por shumica e grupit të PD e ka shkarkuar dhe emëruar Salianjin dhe pa firmosur 4 deputetë të përjashtuar dhe pa firmën e Sali Berishës.
Pasi nga 40 anëtarë që ka grupi parlamentar ishin mbledhur tashmë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të PD.
Sipas njoftimit, vendimi i Alibeajt erdhi pasi ka përfunduar afati, edhe ky i deklaruar sot, 1-vjeçar për distancimin publik nga aktet e dhunës në PD më 8 janar të vitit të shkuar.
Por ky me sa duket ka qenë vetëm një justifikim për Alibeajn, i cili duke parë rrezikun për postin e vetëm që mban në PD, ka vendosur largimin nga grupi të katër deputetëve.