Prapaskenat e goditjes së Berishës, Noka: Ju tregoj informacionet që kam marrë për….

0
505
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se vërtetimi mjeko-ligjor për shëndetin mendor të 31-vjeçarit Gert Shehu është e falsifikuar dhe mjeku që e ka lëshuar, është militant i rilindjes.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka tha se ka fakte që sulmi ndaj Berishës është i inskenuar nga Rama dhe Çuçi.

Informacionet tona të sigurta tregojnë se ai është bashkëpunëtor i policisë, unë kam qenë vetë ato dokumente policia ua jep bashkëpunëtorëve që nëse kapen të lirohen dhe të vazhdojnë aksionin. Pse ishte paralajmëruar prej ditësh nga rilindja se do të kishte të infiltruar.

Është skenar i kurdisur për arsye se Rama është i tërbuar se opozita do i prishte festën, ndaj ishte kurdisur skenari për të prishur protestën.

Rama nuk donte që sot të dëgjohej për Shqipërinë e monizmit, donte të tregonte një përrallë evropiane.

Pse Berisha ka 30 vjet dhe nuk doli kurrë një i çmendur dhe e bëri pikërisht sot kur ishte paralajmëruar nga çakejtë e rilindjes?

Kam qenë ministër, nuk ka asnjë raport të tillë epikrize e lëshuar nga një klinikë private. Që të lëshohet një dokument i tillë duhet të jetë një komision, mjeku duhet të hetohet”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad