Prapaskenat në PD/ Flet Agron Shehaj: Ja përse u ftoha me Bashën, Kadilli burrë shumë i mirë…

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Shehaj, në 13 qershor kandidon për postin e kryetarit të PD-së, duke sfiduar Lulzim Bashën, i cili e afroi në të djathtën shqiptare, 4 vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, Shehaj tregoi për herë të parë se me Bashën ka pasur një krisje të marrëdhënieve përpara zgjedhjeve.

Po. Është e vërtetë. Por kjo nuk do të thotë se unë kisha vendosur të konkurroja. Ftohja ka ndodhur. Mendoja se ftohja ikte. Ftohja ka pasur të bëjë edhe me strategjinë elektorale. Largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Ishte një vendim shumë i rëndë, me pasoja shumë të rënda për PD-në” tha ai.

Por a i ka borxh Bashës që e afroi në PD? “Borxh u kam demokratëve dhe shqiptarëve” tha Shehaj. Por a ka frikë që mund të përjashtohet nga PD nëse humbet? “E përjashtoj përjashtimin” ishte përgjigja e tij te Zona e Lirë.

Bindjen e kishte të fortë “kam një mbështetje të gjerë, jo unë si njeri, por idetë dhe bindjet e mia”. I pyetur për rivalët në garë, Shehaj u shpreh “Bardhi (Kadilli) burrë shumë i mirë. Nuk kemi të njëjtat ide” u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad