Prapaskenat! Për kë po tunden prangat? Frrok Çupi zbulon emrin e politikanit që pritet të shkojë para drejtësisë

0
1701
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi u shpreh se kryetari legjitim i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, ndërsa thotë se kjo është lëvizja e fundit politike e Sali Berishës përpara se të dorëzohet përpara drejtësisë.

“Këto janë ngjarje komike. Berisha kështu e ka bërë Shqipërinë gjithë jetën. Sa kohë ka pasur pushtet dhe kur ka qenë në opozitë, e ka shkatërruar, e ka trazuar. Tani i ka mbetur vetëm selia e PD-së që mesiguri tenton ta degjenerojë, por vjen një moment si ky që të vjen shumë keq, por nuk duhen marrë si ngjarje serioze. Ky është Berisha, një njeri shumë i ulët, që për veten e tij dhe krimet e tij djeg PD-në, selinë, vullnetin e njerëzve. Berisha është nul, zero në të gjitha drejtimet, i degraduar si njeri, pret një ditë mjaft të keqe për veten e vet dhe para se të shkojë të dorëzohet para drejtësisë po tenton të mbajë një grup njerëzish që janë të korruptuar.

Një njeri që bën gjithçka tenton të dëmtojë imazhin selisë së PD-së. Berisha ka krijuar një miting jashtë partisë demokratike, nëse shkon në gjykatë ta regjistrojë si parti të re është e drejta e tij. Sa i përket PD statusore, legale është krejt mundësisë legjitimore për të marrë pjesë nga ajo PD, e cila ka kryetar Lulzim bashën. Kjo nuk ka asnjë dyshim”, u shpreh ai për Report Tv.

Zjarr Tv Ad