Preç Zogaj: Berisha po bën partinë sovranisto-konservatore, për PD-në zyrtare vendos gjykata

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Preç Zogaj thotë se pas përçarjes së madhe në PD, janë krijuar dy parti demokratike, ajo e Berishës dhe pjesa tjetër e 35 deputetëve që bojkotuan Kuvendin e tij.

Zogaj u shpreh se Berisha po krijon një parti sovraniste-konservatore, të ngjashme me ato europiane por që shpesh qëndrojnë “nën ombrellën e Rusisë”.

PD zyrtare ekziston, tha Zogaj, por për atë do të vendosë gjykata.

“Berisha thotë “ne do të bëjmë një parti konservatore sovraniste”, në Europë ka disa parti sovraniste që janë deri te frenimi i zgjerimit të mëtejshëm të BE, si Le Pen. Aq më shumë që disa nga këto parti sovranisto-konservatore, janë sovranistë përkundrejt NATO-s, SHBA, Europës, por një pjesë e tyre janë nën çadrën e Rusisë.

Elita partiake është për të bërë politikë në një botë të hapur, jo si struci, si Enver Hoxha që mbyllet. Këta bënë partinë, janë dy parti. Do vazhdojnë si parti sovranisto-konservatore. PD zyrtare ekziston aty për sa kohë nuk është shprehur gjykata”, u shpreh Preç Zogaj në emisionin “Opinion”.

Zjarr Tv Ad