Preç Zogaj thumbon Sali Berishën: Të thuash jam pro-amerikan nuk vlen, nëse amerikanët s’të njohin si të tillë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Ditën e Rinisë, politikani Preç Zogaj bën thirrje për bashkimin e Partisë Demokratike, teksa thotë gjatë një eventi të organizuar nga Lulzim Basha se pa zgjidhur problemin e dualizmit, PD nuk rikthehet në pushtet.

Zogaj nuk kurseu as ironinë për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, duke thënë se sot të thuash që je pro-amerikan, nuk mjafton, nëse amerikanët nuk të njohin si të tillë.

“Partia Demokratike nuk fiton pa zgjedhur problemin e dualizmit. Për herë të parë SHBA ka shprehur dëshirën për një bashkëpunim të thellë me PD dhe për të festuar kthimin në pushtet. Unë mund të them jam pro-amerikan, por nëse amerikanët nuk më njohin si të tillë, nuk jam. Duhet të bashkohemi vetëm kundër qeverisë dhe regjimit të Edi Ramës. PD do të gjejë forcat që të dalë e bashkuar nga kjo stuhi”, u shpreh Zogaj.

Zjarr Tv Ad