Prefekti i bën ‘të papriturën’ Dritan Lelit, ja çfarë ka ndodhur

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prefektura e Vlorës me drejtues Flamur Manaj ka marrë një vendim të papritur. Institucioni i prefektit nuk e ka miratuar projekt-buxhetin e bashkisë për vitin 2022. Mësohet se institucioni ka kthyer buxhetin e miratuar në mbledhjen e këshillit të bashkisë në drejtimin e Dritan Lelit në muajin dhjetor.

Dy institucionet më të larta vendore bashkia dhe ai i prefekturës nuk kanë marrëdhënie të mira. Sipas burimeve nga bashkia e Vlorës mësohet se mosmiratimi i buxhetit është për shkak të rritjes se taksave të pastrimit në paketën fiskale gjë e cila nuk është pasqyruar në shpenzimet për pastrimin.

Ndërkohë sipas projekt buxhetit të paraqitur në prefekturë shpenzimet e pastrimit për vitin 2022 janë më të ulëta se viti 2021. Ndërkohë tashmë pritet që pas 15 ditësh ky buxhet të diskutohet sërish në këshillin e bashkisë.

Zjarr Tv Ad