Prehen në paqe gjashtë viktimat e para të Zelandës së Re

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë viktimat e para të masakrës në Zelandën e Re u prehën të mërkurën në paqe. Ceremonia në varrezat e qytetit të Christchurch nisi me trupat e një babai 44-vjeçar dhe i djalit të tij 16-vjeçar, që u vranë të parët nga autori të premten e kaluar. Në kortezhin e përmortshëm, përpara dorëzimit në banesën e fundit, morën pjesë qindra qytetarë, disa prej të veshur me petkat tradicionale të fesë islame. Pas sulmit që la të paktën 50 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, kryeministrja zelandeze, Jacinda Ardern, apeloi të mërkurën për një nismë globale për të çrrënjosur ideologjinë raciste dhe islamofobe që po përhapet nëpër botë edhe nga mediet sociale.

Jacinda Ardern: “Ky nuk është vetëm problemi i Zelandës së Re: platformat mediatike sociale po përdoren për të përhapur dhunë dhe materiale që e inkurajojnë atë, ndaj na duhet të gjithëve të dalim në front të kësaj beteje.”

Kryetarja e qeverisë shprehu rezerva edhe për komentet e bëra nga liderë të vendeve me shumicë myslimane në lidhje me ngjarjen, të cilat fillimisht e quajtën sulmin të motivuar nga urrejtja dhe paragjykimi për Islamin. Ajo tha se Zelanda e Re mbetet një vend i hapur për këdo, dhe se deklarata të tilla pritet të sqarohen në një takim urgjent që vendet islamike do të mbajnë me kërkesë të Turqisë.

Komentet e saj pasuan ato të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili një ditë më parë gjatë një tubimi në veri të vendit i kërkoi gjykatave zelandeze ta dënojnë me vdekje autorin e masakrës së javës së kaluar, përndryshe Turqia do të veprojë me mënyrat e saj.

Autori i ngjarjes, 28-vjeçari australian, pritet të gjykohet për vrasjen në masë dhe një sërë akuzash të tjera duke nisur nga data 5 prill.

Ndërkohë, policia zelandeze ka shtuar apelet drejtuar qytetarëve për të mos shpërndarë apo poseduar videon që autori filmoi gjatë krimit, përndryshe rrezikojnë të dënohen deri në dhjetë vite burg.

 

 

Zjarr Tv Ad