Prej 4 ditësh mali i Tomorrit në flakë, Peleshi: Forcat e Armatosura po luftojnë me zjarrin, veç helikopterit nga ajri, janë angazhuar…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej katër ditësh mali i Tomorrit është përfshirë nga flakët.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjeett sociale shkruan se Forcat e Armatosura po luftojnë me flakët për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ai shkruan se veç helikopterit nga ajri, janë angazhuar nga toka edhe trupat e batalionit të Poshnjes, por që terreni dhe temperaturat e larta e bëjnë më të vështirë punën.

“Prej 4 ditësh Forcat e Armatosura po luftojnë me flakët që kanë përfshirë malin e Tomorrit. Veç helikopterit nga ajri, janë angazhuar nga toka edhe trupat e batalionit të Poshnjes. Terreni dhe temperaturat e larta e bëjnë akoma më komplekse këtë ndërhyrje,” shkruan Peleshi në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad