Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kur kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar.
Ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.
Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces.
Ndërkohë avokati Sokol Mëngjesi vijon te jete ne intubim dhe do ta mbajnë edhe dy ditë në intubim. Nga skaneri kane vene re një ulje te vogël te endemës.