Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama në SHBA do të zhvillojë një vizitë 4-ditore, ku sot do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.
Dje kreu i qeverisë mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Vizita e Ramës në SHBA vjen pasi njoftoi se departamenti i Shtetit konfirmoi se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nesër Rama pritet të takohet me disa zyrtarë tjerë amerikanë, ku do të diskutojnë për çështje të ndryshme.