Prej gjysmë shekulli u shërbeu qytetarëve të tij/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv farmacisti i njohur

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 farmacisti korçar, Romeo Zallemi. 85-vjeçari ishte infektuar me koronavirus 20 ditë më parë. Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës teksa gjendja e tij ishte e rëndë dhe nuk ka mundur dot që të fitojë betejën me sëmundjen.

Farmacisti i ndjerë, prej më shumë se gjysëm shekulli ju shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve dhe bashkëqytetarëve të tij, për të cilët nuk u kursye deri çastet e fundit të jetës.

Situata e Covid 19 prej ditësh në vendin tonë paraqitet serioze, me shifra të larta infektimesh por edhe jetësh të humbura. Që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 343 persona nga Covid, ndërsa në total janë infektuar 11816.

Vetëm dje në vendin tonë u regjistruar 144 raste të reja me Covid dhe tre jetë të humbura në spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi.

Zjarr Tv Ad