Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët e pallatit “837” të lagjes numër 15 në qytetin e Durrësit kanë dalë sot të protestojnë para Bashkisë së Durrësit.
20 familje që jetojnë në zonën e njohur si “Çesma e Ferres”, pasi rindërtimi i pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka filluar ende.
Ata tregojnë se kanë tre muaj që nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë dhe se sheshi ku do të ngrihej pallati po kthehet në vend depozitimi mbetjesh urbane.
Qytetarët shprehen se u janë drejtuar dyerve të Bashkisë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim.