Prej vitesh kërkohej nga policia për vepra të rënda/ Bie në pranga i riu…

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

27-vjeçari Ladjen Kadilli, i shpallur prej vitesh në kërkim për tentativë për v*rasje ka rënë në prangat e policisë.

Ai u kap në Unazën e Re, në të njëjtën zonë ku ka plagosur në këmbë Gentian Rahmanin.

Kadilli i konsideruar “Lypeni shqiptar”, rezulton me disa precedentë penale. I riu, është i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës.

Kadilli është i përfshirë edhe në ngjarjen e 26 gushtit, në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho. Ky sherr, më pas degjeneroi në k*anosje me a*rmë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti në makinë një a*rmë zjarri tip p*istolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me f*ishek në fole).

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për vepra të rënda ndaj personit, qarkullonte me a*rmë zjarri me f*ishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Vihet në pranga, 27-vjeçari me precedent të theksuar për vepra të rënda, në fushën e k*rimeve ndaj personit dhe a*rmëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një a*rmë zjarri p*istoletë dhe m*unicion l*uftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me a*rmë zjarri, apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një mjet që ka ndaluar, 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.

Drejtuesi i mjetit, ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat”, janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia, ka hedhur në një kosh a*rmën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës

Shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe a*rmën e zjarrit tip p*istoletë me f*ishek në fole, gati për qitje dhe një krehër me f*ishekë l*uftarak

Shtetasi L. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer, ka rezultuar se ky shtetas, ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhrin për ek*zekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “V*rasja me paramendim” dhe “A*rmëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar për ek*zekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “K*anosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, të rendit publik” dhe “A*rmëmbajtje pa leje”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e veprave të rënda në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad